Anglia synon tre pikët në Poloni edhe pse do të luajë në transfertën më të vështirë të grupit I.

Tekniku i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate nga Varshava thotë se anglezët janë në një moment shumë të mirë, por këto janë edhe momente të rrezikshme.

Tashmë që janë luajtur 5 ndeshje në grup, Southgate thekson se ka shumë konkurrencë për vende nga katër skuadrat e para.

Ai shton se Anglia me këto ekipe nuk mund të japë të njëjtën performancë me çdo kundërshtar.“Ende ka një konkurrencë të madhe për vendet në këtë grup dhe nuk është aq e drejtpërdrejtë të thuhet se ne e fituam atë lojë dhe ky ekip do të shkojë përsëri dhe do të japë të njëjtin nivel të performancës.”

“Ende ka një konkurrencë të madhe për vendet në këtë grup dhe nuk është aq e drejtpërdrejtë të thuhet se ne e fituam atë lojë dhe ky ekip do të shkojë përsëri dhe do të japë të njëjtin nivel të performancës.”- tha trajneri Southgate.

Duket se frika e vetme e anglezit është Lewandowski, për të cilin  thur elozhe duke thënë se është një nga shënuesit më të mirë në Europë, madje ai e krahasoi me Harry Kane duke vënë në pah se kanë të njëjtat kualitete.

Anglia kryeson grupin I me 15 pikë, 5 më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe 6 më shumë se Shqipëria e vendit të tretë.

“Tre Luanët” fituan në sfidën e parë me Poloninë me rezultatin 2-1 teksa kanë mposhtur edhe San Marinon e Andorrën në “Wembley” dhe Shqipërinë e Hungarinë në transfertë.

Shqipëria sot luan ndaj San Marinos në “Elbasan Arena”, por tifozët kuqezinj me një sy do të jenë dhe nga sfida Poloni-Angli pasi nëse polakët dalin pa fitore nga sfida dhe në krahun tjetër Shqipëria fiton, atëhere përfaqësuesja kuqezi kalon në vendin e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb