Shqiptarët vazhdojnë që të tregohen zemërgjerë, duke qenë gjithmonë të gatshëm që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti në Thumanë.

Shumë persona morën në telefon në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” të prezantuar nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri. Në emisionin e kësaj të diele kanë mbërritur shumë telefonata në ndihmë të të prekurve nga fatkeqësia.

Dy shqiptarë morën nga Gjermania, të cilët kanë dhuruar kontributin e tyre për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit që preku Shqipërinë. Një shqiptar dha 8100 euro ndihmë, ndërsa një tjetër qytetar u shpreh se janë bërë një grup shqiptarësh e kanë grumbulluar mbi 14 mijë euro.

Elvis Naçi u shpreh se donacionet e para do të shkojnë për të afërmit e viktimave të tërmetit e më pas do vazhdohet edhe me të prekurit nga tërmeti. Naçi lexoi një mesazh të një shqiptari 94 vjeçar, i cili dhuroi bashkë me familjen e tij 10 mijë euro.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb