Ambasada amerikane në Tiranë ka shprehur kritika për Gjykatën e Lartë lidhur me gjykimin e dosjeve të prapambetura.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte vetëm një gjyqtar nga 19 që duhet të kishte, ndërsa sot ka vetëm 3 vende të paplotësuara, ndaj dhe duhet vënë në vijë puna lidhur me dosjet e prapambetura.

“Në vitin 2019, Gjykata e Lartë kishte një gjyqtar nga 19 vende. Sot ka 16 anëtarë dhe vetëm tre vende të paplotësuara.

Në korrik të 2020, Gjykata e Lartë kishte rreth 35,000 çështje të prapambetura. Që nga prilli i vitit 2021, projekti për uljen e çështjeve i financuar nga SHBA ka përpunuar mbi 8,200 çështje të mbetura – dhe Gjykata e Lartë iu ka dhënë zgjidhje 5,200 prej tyre.

Më shumë duhet bërë. SHBA do të vazhdojë të mbështesë Këshillin e Lartë Gjyqësor teksa ai plotëson vendet vakante të mbetura në Gjykatën e Lartë dhe do të mbështesë përpjekjet e mëdha për të pakësuar çështjet e prapambetura. Shqiptarët meritojnë drejtësi të shpejtë, të vërtetë”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb