Pas Kristjan Asllanit, nga Empoli pritet të largohet një tjetër legjionar, Nedim Bajrami. Fantazisti kuqezi është një lojtar për të cilin interesohen disa klube në Serie A dhe jo vetëm pasi shërbimet tij kërkohen edhe në Bundesligë. Përtej emrave që qarkullojnë, Fiorentina është në avantazh, kjo për vetë faktin se Bajrami menaxhohen nga Fali Ramadani, një menaxher që ka marrë përsipër merkaton e klubit violë.

Bajrami mbylli një sezon pozitiv me Empolin, 6 gola të shënuar dhe 7 asiste në Serie A, plus dhe 3 gola në Kupë. Fiorentina kërkon të përfshijë në negociata Zurkowski-n por Empoli kërkon para kesh.

Bajramiiiiiiiiiii
Bajramiiiiiiiiiii

Kjo tratative është në fazat e para, ndërsa presidenti Corsi i ka vendosur një çmim dysheme, 15 milionë euro. Kujtojmë që Empoli do të përfitojë afro 14 milionë euro nga shitja e Kristjan Asllanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb