Të jesh vegan në Shqipëri nuk është edhe aq e lehtë. Restorantet ku mund të konsumosh ushqim vegjetarian numërohen me gishtat e njërës dorë, vetëm pesë. Portali i njohur ‘ Happy Cow’ përmban një bazë të gjerë të dhënash për restorantet që ofrojnë ushqim vegjetarian ose që janë miqësorë ndaj kësaj kategorie në të gjithë botën, shkruan Monitor.

Ndër fqinjët tanë, Italia, rezulton vendi me numrin më të lartë të restoranteve vegan/vegjetariane me rreth 1,800. Në fakt, Italia ka rreth 6 milionë vegjetarianë dhe është ndër vendet me normën më të lartë në Bashkimin Europian, 10% të popullsisë.

Në Greqi, po sipas të njëjtit portal ky numër llogaritet në 156, ndërsa në Maqedoni 17. Mali i Zi dhe Kosova kanë një numër të përafërt restorantesh vegan dhe vegjetarian me Shqipërinë përkatësisht 5 dhe 3.

Veganizimi është një e drejtë e mbrojtur sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Konsiderohet një stil jetese, e cila shmang konsumimin e të gjitha produkteve me origjinë shtazore, si; mishi, vezët, mjalti, por edhe atyre që derivojnë si produktet e lëkurës.
Ndryshimi mes vegan dhe vegjetarian ka të bëjë me llojin e produkteve që konsumohen. Në dietën e një vegani nuk mund të gjenden kurrsesi prodhime me natyrë shtazore ose nënproduktet e tij, ndërsa një vegjetarian mund të konsumojë ndonjëherë edhe mish ose prodhimet e detit.
Vendi me nivelin më të lartë të popullsisë vegane/vegjetariane është India, kjo katerori përbën rreth 30% të popullsisë aktuale. Duke u ndjekur nga Izraeli me rreth 13% të popullsisë dhe Australia me rreth 11.2%.
Prevalenca e veganizimit është ndër më të ulëtat në vendet e Afrikës, kulturat e të cilave nuk e pranojnë si një stil jete.
Të dhënat tregojnë se rreth 12% e ushqimeve dhe pijeve të prodhuara në tregun botëror përmbushin kriteret e konsumit nga kategoria vegane.
shkrim1

Burimi: Happy Cow, restorantet/mln banorë

shkrimm1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb