TIRANE

Në një nga ditët më të akullta të dimrit, mes dëborës dhe ngricës, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri dhe stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ne News24 vizitoi në banesë Aqifin dhe prindërit, të cilët jetojnë në mjerim dhe përballen me borxhe për t’i siguruar djalit të sëmurë transport për në spital.

Elvisi takohet Sidritin dhe me stafin para se të shkojnë në banesën e 19 vjecarit, Aqifit. Së bashku diskutojnë për udhëtimin e vështirë që duhet të bëjnë deri në banesën e djalit në fshatin Vilëz afër Tiranës. Moti ua vështirëson misionin. Sidriti pyet nëse është e mundur të cajnë dëborën me foristradë për të mbërritur në destinacion. Kur mbërrijnë afër banesës u duhet të bëjnë një pjesë të mirë të rrugës me këmbë.

“Ne kemi nje ëndërr, ëndrra jonë është të kemi sa më shume hapsira për të bërë mire, sot jemi fokusuar të blejmë një banese, për të shperndare ushqime. Ne nuk mund ti zgjidhim të gjithë hallet. Do fitojmë kur të instalojmë shpirta të mirë tek shqiptarët”-thotë Elvisi.

Ndërkohë më të mbërritur në banesë Elvisi bisedoi me familjen e Aqifit. I ati thotë se çdo katër ditë detyrohet ta çojë të birin në spital. E ëma i thotë Elvisit se djali nga 28 kilogram ka rënë në 23 kg teksa pohon se kur nuk kanë gjetur mjet për ta transportuar në spital është detyruar që për orë të tëra ta mbajë djalin në krahë.

https://www.youtube.com/watch?v=3skuExw4VwU&feature=youtu.be

“Unë kam 4 fëmijë, por për atë jap jeten, e dua aq shumë, i lutem Zotit. Djali po bëhët më keq me kalimin e kohës” -pohon e ëma më lot në sy.

Banesa që jetojnë është e vjetër dhe e ftohtë. Kur djali  dridhet nga i ftohti i ati pohon se e ngroh me tharësen e flokëve. Për ta dërguar në spital vetë kryefamiljari nuk ka makinë personale.

“Nuk kam makinë, njëherë në 4 dite unë e çoj djalin në spital. Me furgona nuk e çoj dot, edhe ne verë ai ka ftohtë”.

Për ta nxjerrë në rrugë prindërit e mbajnë tre orë në krahë, sepse jo çdo makinë mund te ecë në shtigjet që të çojnë në asfalt.

Familja e Aqifit është e zhytur në borxhe, kanë afërsisht 7 milionë borxhe pasi kanë nisur të ndërtojnë një banesë të re, pasi në atë të vjetrën nuk mund të banohej më.

Elvis Naçi, u premtoi prindërve se do të bëjë gjithçka që djalit ti sigurohet transporti.

Në komunikim me stafin Elvisi diskutoi për mënyrën sesi do ta ndihmonin konkretisht familjen. U vendos që djali të bënte gjithë kontrollet e nevojshme, pasi ai kishte 8 vite pa kryer kontrolle të mirëfillta mjekësore në spital.

Në ambientet e spitalit Elvisi priste me familjen rezultatet e analizave ndërsa djali ishte nën kujdesin e mjekëve.

Në këtë kohë Elvisi i thotë babait të Aqifit të lexojë një letër.

Letra emocionoi prindërit e 19 vjecarit ku ndër të tjera thuhej se duhet të mblidhnin forcat dhe të bëheshin të fortë por mbi të gjitha të kishin besim.

Ne mundemi të ta bëjmë rrugën më të shkurtër nga Biza në Tiranë shkruhet në Letër. Shqiptarët të dhurojnë një makinë me shpresën për të të lehtësuar mundimet përfundon letra.

Elvisi: babai shprehu shqetësimin e madh gjatë bisedës me ne. Ai na tha se ka borxhe.

Elvisi në një bisedë brenda foristradës së dhuruar me babain e Aqifit mësoi se borxhi që kishte marrë për ndërtimin e banesës ishte i konsiderueshëm, gati 7 milionë. Borxhin ai e ka marrë tek të afërmit e tij.

Babai i të Aqifit: të afërmit më kanë mirekuptuar që kisha nevojë për këto para. Kam stres të madh, nusja është me djalin, përditshmëria jonë është e zymtë. Ajo i shërben pa pushim djalit. Unë merrem me punët e tjera. Ne do t’i përgjigjemi djalit me cdo gjë.

Elvsi: sikleti juaj me borxhet nuk është i vogël, vëlla i dashur do të flesh rehat nga sot e tutje. Ne shkuam në bankë dhe ta kemi paguar pagesën nga fondacioni Firedeus. Ti nuk do ta kesh më këtë problem vëlla.

Familjes iu shlye borxhi që kishin marrë tek të afërmit për ndërtimin e banesës modese por të ngrohtë për djalin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb