TIRANE – Mbështetur nga ambasada jonë në Çeki, shqiptarët e suksesshëm të këtij vendi janë fiksuar në aparatin e fotografit Roland Tasho dhe fotot janë botuar në librin “Shqiptarët në Çeki”. Libri u promovua në një aktivitet në Pragë, në kuadër të promovimit të Shqipërisë në botë.

Aktivitete të tilla janë promotor shumë efikas për të ftuar biznesmen të huaj dhe shqiptar, që të afrohen për të investuar në Tiranë dhe Shqipëri.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Pragës, autoritete të larta të politikës çeke, pjesëtar të trupës diplomatikë në Pragë, investitorë dhe artistë nga të dy vendet.

Gjatë ceremonisë u ritheksua vlerësimi i komunitetit shqiptar të çekisë, i cili është integruar më së mirin në Republikën çeke dhe jep kontributin e tij në zhvillimet ekonomike dhe socile të vendit pritës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb