Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë raportimit të tij në Komisionin parlamentar të Sigurisë, ka treguar se çfarë do të ndodhë me shqiptarët që ndodhen ende në kampet siriane.

Sipas tij, puna nuk ka përfunduar asnjëherë, por aktualisht, janë duke u pritur kushtet e duhura për të ndërhyrë. Sipas Nanos, operacioni në Siri do të përfundojë deri kur në vend të kthehet edhe shqiptari i fundit që ndodhet në shtetin islamik.

“Kur ka të dhëna apo ngjarje kriminale shërbimi për çështjen e ankesave fillon hetim dhe është shërbim që është në shërbim të Ministrisë së Brendshme, ato janë kompetentë vetë. Nga ana jonë, konkludohet për shkelje administrative dhe masa ndëshkimore që duhet të marrin punonjësit e policisë. Në lidhje me aktivitetin e çdo personi ndërtohet punë dhe kjo është punë policore, e cila nuk duket në sytë e qytetarëve e të mediave, por është punë voluminoze që kryen policia në bazë të detyrimit që ka ndaj ligjit.

Veçse është detyrim shkëmbimi i informacionit me parterët ndërkombëtarë, kjo shihet si një mundësi më tepër dhe një aset në duart e policisë për t’u përdorur rezultatet. Për 21 janarin nuk kam çfarë të them, sepse është ende në hetim. A do të vijojnë operacionet e shtetasve shqiptarë për kthimin nga Kampet në Siri. Është një operacion në vazhdim që nuk do të mbarojë ndonjëherë derisa të vij në Shqipëri edhe personi i fundit që ndodhet atje. Kemi dhënë prova që dimë ta bëjmë atë punë. Për shkak të kushteve në vend atje, e të gjitha kushteve që duhen bërë bashkë, duhet të presim pak, derisa të jemi gati për operacionin e radhës. Strukturat e policisë duhet të jenë aty. Jo vetëm numri i punonjësve të policisë, por edhe fokusi duhet të jetë më tepër aty ku ka nevoja”, u shpreh Nano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: