MAQEDONI- Shqiptarët e Maqedonisë aktualisht ndodhet në një prej fazave më të rënda të ekzistencës së tyre kombëtare, por përkundër kësaj, ata kanë dalë në protestë për ta mbrojtur Turqinë nga Parlamenti Europian. Shqiptarët në Shkup, kanë protestuar “kundër shpifjes se Turqia ka bërë gjenocid ndaj armenëve”. “Shqiptarët, turqit e boshnjakët asnjëherë nuk do të përkrahin pretendimet se ndaj armenëve është bërë gjenocid gjatë luftimeve të vitit 1915″.

Ky ka qenë mesazhi kryesor i dhënë në protestën e organizuar në sheshin para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, raporton SHENJA. Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta dhe duke thënë parulla të tipit: “Mos e harroni Bosnjën dhe Kosovën!”, “Mjaft me gënjeshtra!”, “Mos na e zhdukni historinë njëmijëvjeçare!”. “Turqit, shqiptarët, boshnjakët asnjëherë nuk do ta përkrahin këtë shpifje dhe do ta mbështesin shtetin vëlla, Turqinë. Me pranimin e ‘gjenocidit’, ju nuk do të kontribuoni për paqe, por do ta nxisni përçarje. Apelojmë që të gjithë të jeni në anën e paqes”, ka deklaruar Qazim Zejnulla.

Gjatë protestës është dënuar qëndrimi i Papës, Parlamentit Evropian dhe të disa shteteve rreth kësaj çështjeje. Është theksuar se me anë të shpikjes së “gjenocidit” po synohet që të keqpërdoret tragjedia e njerëzve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb