TURQI-Edhe në Stamboll komuniteti shqiptar atje i është bashkuar protestës për Kumanovën. Me flamuj shqiptare ata kanë protestuar përpara ambasadës maqedonase në Stamboll. Opozita maqedonase po mban sot protestën masive në Shkup për largimin e qeverisjes aktuale të kryeministrit Nikolla Gruevski. Mijëra aktivistë dhe simpatizantë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues dhe përkrahës të shoqërisë civile maqedonase dhe shqiptare, qytetarë të komuniteteve të ndryshme marrin pjesë në këtë protestë. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb