TIRANË

Stafi i emisionit të së premtes në News24 “Shqiptarët për shqiptarët” ka dhënë një lajm shumë të bukur sot. Bëhet fjalë për 18-vjeçaren Eugersa Bregu, e cila është në pritje të ndihmave për të shpëtuar jetën e saj.

Stafi i “Shqiptarët për shqiptarët” ka komunikuar me familjen e 18-vjeçares dhe kanë premtuar se do ta marrin rastin në dorë.

“Për të gjithë ata që na kanë shkruar ju njoftoj se kemi folur me familjarët e Eugersa Bregu dhe i kemi thënë se rastin e saj e marrim ne përsipër për t’u shëruar, jemi në pritje të përgjigjes se familjarëve. Zoti e shëroftë Eugersa Bregun. Amin”, shkruhet në faqen e emisionit.

Shqiptaret
Shqiptaret

18-vjeçarja Eugersa Bregu nga fshati Bushnes i Krujës prej nëntorit të shkuar bashkëjeton me krevatin e sëmundjes, e tashmë dhe mes dilemës nëse do mundet t’ia dalë sklerozës së shumëfishte, një sëmundje e cila çdo ditë e më shumë po e çon drejt paralizës së plotë. Nxënësja ekselente për shkak të sëmundjes u detyrua të ndërpresë shkollën teksa ndodhet në vitin e tretë.

Familja e saj ka konsumuar çdo mundësi për kurimin, por tashmë e vetmja mundësi është kurimi i mëtejshëm në Itali, ku dhe ndodhet vajza, çfarë është e pamundur të përballohet nga familja, të cilës i duhen 80 mijë euro për të mbuluar vetëm koston e kurimit. Nëna dhe gjyshi i Eugerses mes lotëve, burim i dhimbjes së pamasë për të shpëtuar vajzën lëshon apelin kumbues për ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb