Tifozët shqiptarë e ata armenë u përplasën pas një provokimi me flamurin turk. Disa tifozë shqiptarë i provokuan ata armenas në sfidën e zhvilluar dje në Elbasan Arena.

Tifozët shqiptarë shpalosën një flamur turk afër tifozëve armenë, duke i bërë këta të fundit të ndihen të provokuar. Ishte policia shqiptare, ajo e cila nuk lejoi që situata të përshkallëzohej duke qetësuar gjakrat.

Edhe tifozët armenë gjatë ndeshjes kishin shpalosur një banderolë të tyre, në përkujtim të gjenocidit turk të vitit 1915. “Mos e harroni 1915”, shkruhej në banderolën e tyre, por që në fakt nuk provokoi tifozët shqiptarë.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: