Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po punon për të sjellë në atdhe të gjithë ata që kanë mbetur jashtë vendit pas mbylljes së kufijve si masë për koronavirusin.

Rama bën me dije se deri tani janë identifikuar 1376 shtetas por të gjitha ata që duhet të identifikohen të shkruajnë në kanalin e urgjencës, ministrinë e jashtme apo në ambasadat përkatëse.

Kryeministri po ashtu shton se numri më i lartë ndodhet në Itali por është kapërcyer vështirësia e testimit para se Italia t’i lëshojë teksa është shprehur se ata që janë nga vende afër si Kroacia të vijnë nga rruga automobilistike.

 

 

”Kemi marrë shqetësime të mëdha nga bashkëqytetarë, fëmijët tanë që ndodhen jashtë vendit dhe i ka zënë lufta matanë kufirit. Edhe dje me Presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim, edhe zyra e presidentit është e përfshirë në një bashkëpunim intesiv me ministrinë e Jashtme dhe Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrin e shtetit për Rindërtimin që mbulon edhe koordinimin e kësaj përpjekje.

Aktualisht janë të identifikuar, 1379 shtetas dhe janë 2163 të raportuar. Kush e ndjek këtë komunikim të identifikohet nëpërmjet kanalit të urgjencës në këtë platformë dhe në MEPJ apo ambasadat.

Gjithë temat që unë ndoqa ka një numër të konsiderueshëm të atyre 7431 të atyre që kanë shqetësime që janë përtej kufijve dhe kanë të drejtën e tyre.

Numri më i lartë ndodhet në Itali. Kishte kusht për testime për të nxjerrë jashtë qytetarët huaj por dhe kjo është kapërcyer. Kemi Kroacinë 341 persona dhe do u lehtësojmë procedurat dhe mund të vijnë në rrugë autoamobilistike. Zvicra ka 70, Greqia ka 45. Janë dhe disa vende të tjera me numra shumë të ulët.

Ndërkohë janë bërë edhe zgjidhje. Kemi zgjidhur 52 nga Spanja, 114 nga Gjermania që janë tërhequr, 110 nga Rumania, problemin për 45 nga Bullgaria, 22 nga Spanja, 33 nga UAE dhe kështu me radhë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb