MIKTROVICE-Rreth 30 serbe kane nisur te gjuajne me gurë ne drejtim te punetoreve shqiptare, te cilet ne mengjes kane filluar ndertimin e shtepive te tyre, te djegura e shkaterruara gjate luftes e pas saj, ne veri te Mitrovices, tek “Kroi i Vitakut”.

Pas këtij incidenti, që është i dyti gjatë kësaj jave, shqiptarët ndërprenë punimet. Nuk ka të dhëna për t ë lënduar eventualë, raporojnë në këto momente mediat në Prishtinë.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Safet Kamberi, ka biseduar dje me pronarët shqiptarë të shtëpive që duhet të rindërtohen në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, përfaqësuesit e kësaj lagjeje dhe me operatorët përfitues të tenderit për rindërtimin e shtëpive, me qëllim marrjes së një vendimi se si do të veprohet në kushtet dhe rrethanat kur ekstremistët serbë filluan sërish pengesat.

Shqiptarët e “Kroit të Vitakut” njoftuan edhe njëherë me zhvillimet e ditës së mërkurë, kur ekstremistët serbë nuk lejuan fillimin e punimeve për rindërtimin e shtëpive dhe me përgatitjet që kanë bërë gjatë ditës së enjte, për të filluar sërish punimet e ndërprera. Ata thanë se më nuk e kanë ndërmend zmbrapsen nga qëllimi i rindërtimit e kthimit të shtëpive të tyre, pa marrë parasysh pasojat që do i shkaktojnë ekstremistët serbë me veprimet e tyre.

Me këtë rast, shqiptarët e “Kroit të Vitakut” kërkuan nga nënkryetari Kamberi që të njoftojë Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera vendore e ndërkombëtare për qëllimin e tyre, që ata të vazhdojnë punimet për rindërtimin e shtëpive.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: