Plot 4 000 shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës gjatë 24 orëve të fundit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, të cilët e shfrytëzojne më pas rrugën për kalimin drejt Greqisë është i madh.

Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar kanë dalë 2 310 shtetas.

Shqiptarët vijojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi.

Gjatë 24 orëve te fundit në Kapshticë, kanë hyrë 237 shtetas dhe 105 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1 686 shtetas dhe kanë dalë 2310 shtetas.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb