Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka komentuar ngjarjet e fundit politike.

Ai u shpreh se pas megaskandalit “McGonigal”, shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga kryeministri Edi Rama, të cilin e quaji hajdut dhe korruptues i një zyrtari të lartë të një prej agjencive më të mëdha të sigurisë në botë.

Noka foli edhe në lidhje me seancën e fundit në Parlament, ku deputetë të opozitës u përjashtuan nga seanca pasi bllokuan foltoren.

Ai tha se për sa kohë që opozitës do t’i bllokohet fjala e nuk do të respektohet, nuk mund të lejohet një Parlament fake.

“Ka kohë që në Shqipëri Parlamenti nuk përfaqëson atë që duhet të përfaqësojë në demokraci normale. Është kthyer në noter të babëzisë së Ramës. Ka të paktën 2 vite që opozitës bëhet gjithçka t’i ndërpritet zëri e të mos i jepet e drejta për të mbrojtur problematikat, për çka jemi zgjedhur.

Kur deputetët e opozitës konsiderohen armiq dhe vetëm disa kokrra miq, ky është monizëm që ka kohë që ka nisur të shtrijë tentakulat në çdo pjesë, ka kapur në kthetra parlamentarizmin si në Rusi.
Kemi bërë disa kërkesa si opozitë, komision hetimor për udhëtimet me Charterat e Ramës dhe rezolutë për të dënuar krimet serbe në Kosovë. Kërkesa që duhet të ishin trajtuar po janë hedhur në osh.
Ndodhi megaskandali ndërkombëtar, opinioni amerikan i shokuar, mediat botërore të alarmuara, në Shqipëri vijohet të trajtohej në Parlament sikur nuk kishte ndodhur asgjë.
Një megaskandal ku gjithë bota ziente, kërkuam të ndryshonte axhenda sepse kryeministri ynë ishte kapur në flagrancë duke korruptuar zyrtarin e agjencisë më të fuqishme të botës për sigurinë. Shpresuam që duhet të kishte alarm dhe duhej kthyer në mega axhendën e çdo Parlamenti.
Me urdhër, kukulla barbi që drejton seancat, mori urdhër që kjo të mos bëhej dhe një seancë që do zgjaste 24 orë zgjati 24 minuta.
Parlamenti po s’ju kthyer normalitetit e po nuk u respektua opozita, fake parlament nuk mund të ketë.
Rama e kukulla e tij nuk mund të përjashtojë gjithë popullin opozitar, por bëjnë veprime të neveritshme.
Pas këtij megaskandali që tronditi botën dhe shokoi agjencitë e sigurisë të SHBA, Shqipëria s’mund të pranojë të drejtohet nga një hajdut e një korruptues”, ka deklaruar Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: