TIRANË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar përgjigjen e kompanisë celulare Vodafone sa i përket mesazhit të dërguar në adresë të gazetares Eni Vasili për të cilin u tha se ishte nga kreu i PD-së Lulzim Basha.

Bardhi shkruan se e vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët duke iu kërkuar shqiptarëve të gjykojnë vetë se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës.

“E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën. ?”, shkruan Bardhi teksa publikon përgjigjen e Vodafonë në të cilën thuhet se mesazhi është dërguar nga një platformë e huaj sms në interneti jashtë rrjetit Vodafone dhe jo nga numri i Bashës.

VOD
VOD

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb