Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 kundrejt çështjes së rolit të Bashës dhe kasetës së Masakrës së Krushës së Madhe ka folur edhe për rolin e tij si lider i PS.

Rama thotë se shumë mendojnë se ai si lider është arrogant dhe nuk e hedh poshtë këtë mendim duke pranuar se edhe mund të jetë . Nga ana tjetër ai thekson se gjithmonë kur i ka hyrë një sfidë e ka marrë përsipër vetë.

Kryeministri kujton se kur ishte student i pikturës murale dhe donte të realizonte ëndrrën shkotne tek Instituti i Arteve dhe harronte të shkonte në shtëpi apo të flinte.

Rama thotë se një lider nuk fshihet, por udhëheq, teksa shton se shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës dhe dinë ta bëjnë mirë dallimin mes Bashës e Milaim Bellanicës.

 

”Kur flitet për Prishtinën dhe Tiranën, politikanët janë analistë, ideologë, gjithologë që kujtojnë se ata janë Prishtina e Tirana. Në fakt, unë kam gjithmonë parasysh që Kosova e Shqipëria janë një popull, që të japin ujë në bisht të lugës, dhe dinë të bëjnë dallimin. Mjafton t’u nxjerrësh fytyrën e Bellanicës dhe Bashës, e t’u thuash kush ka për të fshehur, ça ka për të fshehur Milaim Bellanica?

Në fund të ditës jam i vetëdijshëm që s’jam aspak i përsosur, por preferoj të jem unë. Mbase s’jam shembulli më i mirë i lidershipit , shumë mendojnë se jam arrogant, mbase jam. Por di që jam i gjithi me mish e me shpirt. Gjithmonë kur kam hyrë në një sfidë, si për student pikture murale që u bë një histori e pafund në Institutet e Arteve që nuk shkoja në shtëpi, e arrova të fle.

Tek të gjitha sfidat e tjera, edhe tek kjo. Mbase i marr më shumë përsipër sfidat apo çështjet e PS dhe qeverisë. Të gjitha janë të diskutueshme. Një lider në fund duhet të jetë mjaftueshëm për të qenë aty. Edhe në momentet e mira, edhe në të këqijat. Edhe kur është në majë, edhe kur i rrëshqet këmba për ta parë në sy popullin dhe për të thënë që kështu e mendoj.

Një lider udhëheq, nuk fshihet. Nuk ndjek të tjerët. Kjo është arsyeja pse nuk po bëj psikologji, por po shpjegoj.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb