Policia greke në kërkim të dy shtetasve shqiptarë që kanë hapur zjarr dje me kallashnikov dhe pistoletë ndaj disa banesave në Elefsina në Greqi.

Disa persona të hipur në dy motorë kanë qëlluar dje ndaj banesave në rrugën Pagalou 22 në Mandra. Në vendngjarje policia ka gjetur 13 gëzhoja kallashnikovi dhe 1 gëzhojë pistolete 9 mm.

Sipas policisë është qëlluar ndaj banesës së një romi grek dhe xhaxhait të tij, pjesëtarë të një familje shumë të njohur në Athinë. Deri tani janë identifikuar dy autorë, shtetas shqiptarë, njëri prej të cilëve ishte me masë sigurimi ‘detyrim paraqitje’ në komisariatin e zonës, ndërkohë që edhe tjetri është me precedentë penalë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi një grup shqiptarësh janë zënë me shtetasin grek në palestër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb