TIRANE

Të gjithë jemi njohur me historinë e djalit nga Shkodra, i cili u mbyt e ndenjti për një kohë të gjatë në gjendje kome.

E ëma e tij apeloi për ndihmë dhe emisioni ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ arriti t?ia mbledhë shifrën e kërkuar nga Spitali në Xhenova të Italisë.

Para disa javëve Musai arriti të fliste dhe përshëndeti shqiptarët për ndihmën e pakursyer.
Sot pritet që stafi i emisionit të kthehet nga Italia ku ka kryer një vizite urgjente i ftuar nga Spitali i Xhenovas. Askush nuk jep detaje se pse Spitali i Xhenovas pranoi një vizitë të tillë.
As nga stafi i emisionit nuk zbulon asgjë askush por na thonë të presim emisionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ që do të shfaqet live në orën 21:00 në News 24. Deri atëhere le të shparesojmë dhe të presim ndonjë mrekulli për Musa Baculin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: