TIRANË- Plot 95 shoferë janë gjobitur nga policia rrugore në kryeqytet pasi janë kapur duke folur në telefon gjatë drejtimit dhe kjo brenda 48 orësh. Dhe kjo nuk është shkelja e vetme e rregullave të qarkullimit e kryer prej tyre.

Policia Rrugore e Tiranës, me efektivë me unformë dhe civilë vazhdon kontrollet, me objekt kryesor një sërë shkeljesh të rrezikshme dhe shqetësuese për përdoruesit e rrugës.

Shkeljet e vëna re më së shumti janë përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve dhe çiklomotorrëve, mospozicionimi në korsinë e duhur të lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit’ qarkullimi në korsitë e dedikuara për shërbimin publik dhe biçikletat, respektimi i sinjalizimit rrugor etj;

Kontrollet e policisë janë shtrirë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e evidentuara si problematike, të alternuara përgjatë 48 orëve të fundit nga të cilat janë konstatuar dhe proceduar administrativisht:

• 95 drejtues mjetesh për përdorim celulari
• 58 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
• 76 drejtues mjetesh për pozicionim të gabuar në zonën e kryqëzimit
• 36 drejtues mjetesh për qarkullim në korsinë e dedikuar të shërbimit publik
• 15 drejtues mjetesh për shkelje semafori
• 82 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera
• Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi
• Jane arrestuar 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, ju kujtojmë se Para se të nxitoni për të shkelur rregullat, mos harro ??‍♀??✍”, thotë policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: