Gjykata e Apelit në Breshia në Itali ka konfirmuar dënimin me 2 vjet butrg për 27-vjeçarin shqiptar nga Kosova, shtetasin Gafurr Dibrani.

I lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe rezident prej vitesh në komunën e Fiesses në Itali së bashku me familjen, Dibrani i arrestua me 3 nëntor të 2016 me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe e përhapjes së propagandës xhihadiste, shkruajnë mediat italiane.

Kosovari vazhdon të qëndrojë ende në burgun e Rebibbias, ku po mbahet që prej ekstradimit nga Kosova dy javë më parë. 27-vjeçari u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi  gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar urdhrin për lirimin e tij për mungesë të provave.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb