SELANIK

Një shqiptar 40 vjeç u arrestua dje pasdite në Selanik për posedim të drogës. Atij iu gjet lënda narkotike, pas një vëzhgimi të rreptë policor.

Policia greke arriti që ta kapë shqiptarin me drogë, të cilën e kishte fshehur në enë plastike për oriz, shkruajnë mediat greke.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë operacionit policor, policia e shtetit grek ka arritur të sekuestrojë: 143.3 gramë kokainë të fshehur në dy enë plastike, dy peshore elektronike, por edhe një pluhur i panjohur i përdorur për trajtimin e kokainës, me peshë 895 gram.

Po ashtu, shqiptarit iu kapën edhe para të gatshme në shumën prej afro 1700 euro, si dhe 2 telefona celularë. Ai përdorte telefonat për të gjetur klientë. Shqiptari u arrestua nën akuzat e trafikut të drogës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb