Një 39 vjeçar i cili në vitin 2014 kishte kryer një aksident me vdekje në Kanada, u ekstradua të martën nga policia shqiptare për t’u hetuar e gjykuar në atë vend.

Por avokati i 39 vjeçarit Erjon Kashari,  Ndue Pjetra thotë në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat për “Balkanweb” se ekstradimi është bërë në kundërshtim me ligjin dhe duke shkelur të drejtat e njeriut.

Sipas avokatit, dokumentet e caktuara për rastin nuk kishin mbërritur nga shteti kanadez brenda afatit të caktuar.

Një tjetër shkelje, sipas tij është se në Kanada dhe në Shqipëri ka një disbalancim të dënimit të veprës penale të kryer nga klienti i tij.

“Një ditë të vitit 2014 Erjon Kashari ka qenë duke u kthyer nga puna kur ka humbur kontrollin e kamionit dhe ka përplasur një 36 vjeçare me bicikletë në trotuar, e cila ndërroi jetë në vend.

  • foto galeri

Për këtë vepër penale ai u hetua dhe në nëntor të vitit 2014 autoritetet kanadeze dolën në konkluzionin se shkak për aksidentin fatal ishte një gozhdë në rrotën e kamionit. Në këto kushte 39 vjeçarit iu hoq leja e qëndrimit dhe u deportua në Shqipëri”, tha avokati.

Në 2018 çështja u rihap nga pala e dëmtuar dhe gjykata vendosi masën e arrestit në mungesë.  Viktima ishte vajza e kryetarit të një shoqate motoristësh të quajtur Hells Angels, anëtarët e të cilit sipas mediave vendase kishin ofruar 1 mln dollarë për t’u hakmarrë ndaj shkaktarit të aksidentit.

Nisur nga ky fakt, avokati i Kasharit druhet për jetën e klientit të tij pas ekstradimit.

Ky është ekstradimi i parë që policia shqiptare bën në shtetin kanadez, me të cilin ne kemi një marrëveshje që prej vitit 1926.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb