GREQI

Një trup i pajetë është gjetur nga një kalimtar në Greqi, konkretisht në zonën e Ammoudara në Heraklion.

Raportohet se trupi i pajetë i përket një shqiptari 29 vjeç, ndërsa identiteti i të cilin nuk është bërë me dije.

Dyshohet se i riu ishte përdorues droge, vdekja e të cilit u konfirmua edhe nga mjeku që shkoi me ambulancë në vendin ku u gjet trupi i pajetë i të riut shqiptar.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: