Një 60-vjeçar me origjinë nga Shqipëria është kthyer në hero mes kurdëve. Rifat Horozi, ka luftuar krah tyre kundër terroristëve të ISIS dhe ka humbur jetën si një hero.

Ai është përcjellë me nderime për në banesën e fundit, për shkak të ndihmës së madhe që u ka dhënë kurdëve, duke u falur edhe shtëpinë e tij refugjatëve, përveçëse mori armët e doli në luftë në mbrojtje të tyre.

Vullnetar i njësive të mbrojtjes kurde, YPG, ai ishte shumë i njohur mes kurdëve, shkruan në Twitter,

Hamza Kobane, që ndjek nga afër zhvillimet në terren. Ai thotë se i ndjeri ishte prej shqiptarëve të vendosur herët në Turqi, gjatë zhvendosjes së popullsive. Thuhet që Rifati është shqiptar i Kosovës, nga ata që u detyruan të largohen në vitin 1956.

Kurdët e thërrisnin me emrin “Heval Karker”, që në gjuhën kurde do të thotë “mik punëtor”. Ai njihej mes kurdëve si 60 vjeçar, banor i qytetit Sinop, në Turqi, me origjinë nga Shqipëria. U bashkua me YPG dhe u vra në qytezën strategjike Kobani, gjatë luftimeve me ISIS.

Një poster i përgatitur nga kurdët tregon plakun shqiptar me një flamur të PKK­së kurde në dorë dhe me shënimin se “dëshmorët nuk vdesin kurrë”.

Bashkimi i tij me kurdët pak javë më parë kishte krijuar një mini­sensacion në rrjetet sociale ku kurdët janë shumë aktivë. Kjo bëri që vdekja të pritej me keqardhje dhe mesazhe ngushëlluese.

Mbi 200 shqiptarë kanë shkuar vullnetarë në Siri për të luftuar me regjimin sirian.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: