GREQI – 41-vjecari nga Berati, Olti Dulçe, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi për disa ngjarje përfshirë vrasjen, është sërish në telashe me drejtësinë greke. Një operacion i policisë helene i zhvilluar gjatë të dyja ditëve të fundjavës, zbuloi një grup që fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut të Trikalas dhe çoi në pranga 7 persona, mes tyre dy të dënuar.

Gjithçka realizohej nën urdhrat e 41-vjeçarit nga Berati, Olti Dulçe. Ky i fundit kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut i’a dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke i’a dorëzuar një te burgosuri gjatë takimeve me të. Ky i fundit më pas i’a dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut.

Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës. Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 canta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fish karikuesi.

Ndërsa gjatë kontrolleve tek pesë të arrestuarit e tjerë në Athinë, u sekuestrua 1 pako me 34.6 gram cannabis, 2 cigare duhan e përzier me cannabis, 1370 euro, 2 peshore dhe 5 celularë. Policia greke ka arritur të vërë në pranga të 7 anëtarët e grupit kriminal.

Greqi2
Greqi2

Kush është Olti Dulçe

Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedentë në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi. Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako (i vrarë në burg), ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona. Ai gjithashtu rezultonte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg, është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019.

Më parë Dulce është përfshirë edhe në tre sulme të armatosura në Metaksourgio, Agio Pantaleimona dhe Omonia, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një 43-vjecar, klient i një lokali.

Dulçe konsiderohet bashkëpunëtor i shqiptari Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: