Jimmy Marku, i konsideruar si krenaria e komunitetit shqiptar në Angli pas pjesëmarrjes në garën “Britain’s Strongest Man” (Burri më i fortë në Angli), çmim që e fitoi në vitin 2008 është dënuar për trafikim e njerëzve drejt Britanisë së Madhe.

Një gjykatë e dënoi Markun me 6 vite burgim. Ai pranoi përpara gjykatës akuzat  për futjen e 17 shqiptarëve ilegalisht në Angli, përmes një anije të vogël lundrimi në maj 2018. Jimmy Marku 44 vjeç ishte dënuar edhe më herët  në vitin 2012 për çështje droge. Në atë kohë u dënua 9 muaj burg, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjykatësi i çështjes kur dha vendimin tha: “Të 17 shqiptarët ishin burra. Një nga to ishte gangester i njohur më parë nga autoritetet, pasi është dënuar për rast të përfshirjes në tregti droge. Çështja është tepër serioze, pasi kemi të bëjmë me përsëritje të shkeljes së ligjeve të vendit tonë”.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb