TIRANE- Shqiptari i ISIS, Almir Daci që mban emrin e luftës Abu bakr Al-Albani është bërë sërish i gjallë pas video mesazhit kërcënues për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë, ku shfaqej bashkë me Abu Muqatil (Al-Kosovi).

Gjatë një interviste, ai thotë se për momentin Shqipëria nuk do të sulmohet, por frikë duhet të kenë politikanët, policia dhe ushtria.

“Për momentin nuk janë në plan sulme ndaj shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Janë disa vende që kanë përfituar toka pas Traktatit të Londrës që janë në shënjestër. Sulmet mund të jenë me armatim apo dhe sulm i mirëkoordinuar kibernetik”, thotë Abu bakr Al-Albani.

I pyetur për jetën që shqiptarët bëjnë në Siri e Irak, atje ku luftojnë përkrah ISIS, Abu bakr Al-Albani nuk jep shumë detaje por konfirmon se “shumë nga ata që kanë shkelur rregullat e Sheriatit i vënë në teh të shpatës”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb