ITALI

Një 49 vjeçar shqiptar u arrestua karabinierët në Pesaro. Ai u identifikuar nga policia pasditen e së premtes, duke takuar klientë të rinj në rrugë.

Hetimet bënë të mundur identifikimin e tij, i pa dënuar më parë dhe i papunë. Ai shiste doza kokaine nga 50 deri në 100 euro.

Pasi u kap në flagrancë, Karabinierët kanë identifikuar vendbanimin e tij, duke zbuluar një laborator me doza të ndryshme për prerjen e kokainës, peshore elektronike dhe para.

Një tjetër sasi kokaine u gjet në makinë, me një peshë totale gati 1 kg, me një vlerë prej rreth 200 mijë eurosh. Burri u arrestua dhe u burgos në burgun e Pesaros.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: