Mediat e Maqedonisë së Veriut raportojnë se shtetasi nga Shqipëria A.D i cili ia kishte dalë që mbrëmë të dilte nga qelia ku ka qenë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, është gjetur sot në mëngjes në tavanin e burgut në Idrizovë.

Personi që ka tentuar të arratiset është një shqiptar nga Shqipëria, i dënuar në këtë burg me burg përjetë, për grabitje dhe vrasje.

Ky person kishte qenë i pranishëm në numërimin mbrëmë, por nuk kishte qenë i pranishëm sot në numërimin në orën 8 të mëngjesit. I burgosuri u gjet pas një farë kohe.

MBP e Maqedonisë së Veriut informoi mbrëmë se një shqiptar ishte arratisur nga burgu në Idrizovë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb