Policia italiane ka ekzekutuar 29 masa paraprake kundër të dyshuarve për trafik droge në Itali.

Pak kohë më parë, në Piacenza të shtetit fqinj përfundoi me sukses operacioni i koduar “Paride”, duke dërguar në pranga disa persona, kryesisht shqiptarë nën akuzat për trafik të lëndëve narkotike.

Pas arrestimeve, policia e vendit fqinj ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarve dhe në banesën e një shqiptari të prangosur tani, ka gjetur 27 mijë euro të gatshme. Hetuesit kanë thënë se paratë ishin “totalisht të pajustifikuara”.

Mediat fqinje shkruajnë se në krevatin e dhomës së gjumit të një shqiptari të arrestuar nga policia, u gjetën 27 mijë euro dhe ai nuk ishte në gjendje të justifikonte përfitimin e tyre.

Sipas forcave policore, grupi kriminal kishte shumë të holla në duar dhe se kishin gjetur edhe bashkëpunëtorë, të gatshëm për të pastruar këto para.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb