GREQI

Kapet një shqiptar me mbi 4 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Shqiptari, mosha e të cilit nuk bëhet me dije e as identiteti, u kap në Kestrini, Igumenicë, duke kaluar në këmbë e duke mbajtur një çantë shpinë brenda të cilës u gjetën dhe sekuestruan 3 pako me 4 kg 370 gram marijuanë, ndërkohë gjatë kontrollit trupor, në xhup iu gjetën dhe sekuestruan 1.6 gram hashash.

  • foto galeri

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe ne zona te tjera, rreth 10.5 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb