ITALI

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia italiane, pasi u kap me 5.5 gramë kokainë në makinë, si dhe me 1880 euro të gatshme.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në pranga të policisë ka përfunduar një i ri nga Shqipëria, 21 vjeç. Ai u prangos nën akuzën e trafikut të drogës. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një 62-vjeçari, që kishte thënë se shqiptari ngiste automjetin më tepër nga se duhet.

Pasi kanë ushtruar kontrolle, karabinierët arrestuan shqiptarin. Gjykata e dënoi atë me 1 vit e 4 muaj burg. Përpos dënimit me burg, i riu u dënua edhe me 2000 euro gjobë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb