BRITANI- Shuaip Llapri, 27 vjeç, emigrant ilegal në Britani është arrestuar pasi u kap me një pistoletë elektrike me 55 mijë volt.

Ky i fundit e mbante e mbante pistoletën në një çantë në shtëpi, ndërsa policia e zbuloi pas një kontrolli në korrik.

Mësohet se pistoleta në fjalë ka fuqi të mjaftueshme për të paralizuar përkohësisht një person. Por shqiptari ka deklaruar në sallën e gjyqit se e kishte gjetur atë në njC pakr në Euxhen dhe e kishte marrë pasi e kishte ngatërruar me një çakmak.

Për këtë Llapri u dënua me 6 muaj burg. Pas përfundimit të dënimit ai do të arrestohet si emigrant i paligjshëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: