ITALI

Një 31-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në pranga të policisë italiane. Sipas mediave vendase, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka kërcënuar  me thikë një adoleshent dhe familjen e tij  për një shumë parash prej 35 euro. Ai jetonte dhe banonte në zonën e  Sansepolcro.

Referuar hetimeve paraprake, mediat italiane raportojnë se 31-vjeçari vazhdimisht kishte kërcënuar të miturin e ri që t’i merrte para për një borxh të pretenduar më parë, derisa arriti të kryente edhe gjestin ekstrem duke i vënë thikën në fyt adoleshentit italian.

Ngjarja
Ngjarja

Të ndodhur në këto kushte, familja e adoleshentit italian ka reaguar për të mbrojtur djalin, por shqiptari ka kërcënuar edhe anëtarët e tjerë të familjes. Hetimet për këtë ngjarje vëretuan pretendimet e familjes italiane, ndërsa aktualisht 31-vjeçari shqiptar është mbyllur në paraburgimin e Arezzos.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: