LOMBARDIA

Një shqiptar, 28 vjeç, që kishte shkuar nga Holanda në Itali, e që kishte arritur që të merrte një apartament me qira në shtetin italian, e kishte kthyer shtëpinë në një dyqan droge.

Shqiptari kishte filluar të shiste kokainë në zonën ku jetonte, derisa u pikas nga ana e karabinierëve, shkruajnë mediat italiane.

Karabinierët vendosën që të kontrollojnë banesën e shqiptarit, pasi fqinjët ishin ankuar se në apartamentin ku jetonte i riu nga Shqipëria, kishte shumë hyrje e dalje, të cilat ishin kthyer në shqetësuese për ta.

Policia arrestoi 28-vjeçarin në ato momente, pasi brenda në apartament gjeti 60 gramë kokainë. Po ashtu, karabinierët gjetën llastikë, peshore e mjete të tjera në paketimin e lëndës narkotike.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb