Një shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Liridon B., ka qëlluar me thikë partneren e tij, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle.

Mediat shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, 23-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.
Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të trafikut të drogës. Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu në 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie. Pak orë pasi vrau partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në paraburgim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb