Sa para do paguanit për të goditur në fytyrë shqiptarin më të urryer në Amerikë? Këtë gjë po kërkon Martin Shkreli, i njohur për ankandet e tij famëkeqe farmaceutike.

Shkreli ka bërë një lajmërim të çuditshëm në “Twitter”, duke ofruar në fakt veten e tij për një darkë/shpullë apo grusht në fytyrë në këmbim të parave. Por këtë herë paratë i duhen për bamirësi.

Ish-menaxheri i një kompanie të madhe farmaceutike e mori titullin “njeriu më i urryer” shtatorin e kaluar kur tërboi popullin amerikan me blerjen e të drejtës së një ilaçi të përdorur për të trajtuar sëmundjet AIDS dhe kancerin dhe duke e rritur çmimin e tij me 5 000% brenda një nate.

Pilulat e Daraprim shiteshin për 13.50 dollarë secila por kompania e 33-vjeçarit, “Turing Pharmaceuticals” e rriti çmimin në 750 dollarë. Trajtimi kërkonte një kurë me 100 pilula.

Shkreli njoftoi veprimin në “Twitter”, duke sqaruar se përfitimet për ofertuesit që do të jepnin para për ta qëlluar atë në fytyrë do të shkonin për familjen e mikut të tij Mike Kulich, i cili ndërroi jetë para pak kohësh dhe la pas një djalë të vogël që po lufton me kancerin.

Njerëzit që duan të bëjnë një gjë të tillë, duhet të dërgojnë një mesazh menjëherë në “Twitter”.
Pas lajmërimit, ai ka marrë disa oferta, dy më të lartat ishin 78 mijë dollarë dhe 25 mijë dollarë.
Për sa i përket çështjes së rritjes së çmimit të ilaçit për AIDS dhe kancerin, Shkreli u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar dhe u përball me akuzat.
Shkreli oferta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: