Ish-shefi ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, Martin Shkreli, është pezulluar nga rrjeti social Twitter pas akuzave se ka ngacmuar gazetaren Lauren Duca. Shkreli tërhoqi vëmendjen në vitin 2015, kur firma e tij Turing Pharmaceuticals, rriti në stratosferë çmimet e ilaçeve.

Twitter konfirmoi për BBC se pezullimi i tij ishte bërë në lidhje me çështjen e zonjës Duca. Një zëdhënës i shqiptarit më të urryer në botë tha se Shkreli “nuk kishte ngacmuar askënd” dhe se shpresonte që llogaria e tij në këtë rrjet social të rikthehej.

Më parë, gazetarja Lauren Duca kishte hedhur në Twitter një foto të ftesës që Shkreli i kishte bërë për në inaugurimin e Donald Trump si President.

Përgjigja e saj, të cilën e postoi në Twitter, ishte: “Më mirë ha organet e mia se sa të vij me ty”.

Pas kësaj, Shkreli postoi në Twitter me qëllim disa foto të tij me gazetaren. Pas bërjes report nga vetë gazetarja, si duket Tëitter ka pranuar kërkesën dhe ka pezulluar llogarinë e shqiptarit.

Disa ditë më parë, në mediat botërore doli lajmi se Shkrelin nuk e pranonte asnjë femër si shoqëruese për në ceremoninë e inaugurimit si president të ri të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kush është Martin Shkreli?

Shkreli është një nga themeluesit e parë të kompanisë MSMB Capital me bazë në Nju Jork, i Retrophin, Inc dhe themelues i Turing Farmaceutikë AG.

Ai është një bashkëthemelues dhe kryeshef ekzekutiv i Retrophin LLC, një firmë bioteknologjia themeluar në vitin 2011.

Shkreli është i njohur si një investitor dhe aktivist që ka “luftuar” me miliarderët dhe drejtuesit e industrisë së prodhimit të ilaçeve nëpërmjet blog posts, në stackmarket si shareholder letters.

Por, tashmë ai është në qendër të sulmeve në SHBA, për shkak të blerjes së një ilaçi jetik në luftën kundër kancerit dhe SIDA-s, çmimin e të cilit e ka ngritur në 5000%

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: