Një shofer shqiptar kamioni që udhëtonte në veri të Italisë, në autostradën Brenner, është ndaluar për një kontroll nga policia rrugore në pikën e pagesës në Vipiteno.

Policia ka gjetur të fshehura në kabinën e shoferit të kamionit 34 kilogramë kokainë, e cila kap vlerën e 3 milionë eurove.

Drejtuesi i kamionit u arrestua dhe u transferua në burgun e Bolzanos. Sipas mediave italiane, shqiptari, i cili jeton në Itali, do të dalë para gjykatës këto ditë.

Kokaina, me vlerë rreth tre milionë euro, thuhet se nuk ishte e destinuar për tregun e Tirolit të Jugut, ndërsa kontrabandisti i dyshuar i drogës përballet me një dënim me burg nga nëntë deri në 30 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: