BARI-Një shtetas shqiptar 33 vjeç, i cili qëndronte në qendrën e emigracionit të Barit, u arrestua nga policia me akuzën e kërcënimeve, dhunës, lëndimeve dhe rezistencës ndaj zyrtarëve publikë.

Gjatë ditës së djeshme shqiptari “u ngjit në çatinë e godinës në shenjë proteste pasi nuk dëshiron të qëndrojë më në qendër”. Sipas mediave italiane është dashur ndërhyrja e policisë që ka bërë të mundur për të zbritur poshtë 33¬vjeçarin, i cili kërcënoi dhe sulmoi forcat e sigurisë. 33¬vjeçari është arrestuar me urdhër të prokurorit në Bari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: