ITALI

Një shqiptar 47 vjeç u arrestua mbrëmë nga policia italiane, pasi ka kërcënuar me vdekje në mënyrë të vazhdueshme ish-gruan e tij. Dje, shqiptari e kishte ndalur në rrugë ish-bashkëshorten dhe e ka kërcënuar me fjalë.

Madje, kërcënimet kanë shkuar edhe më tej, në dhunë fizike, teksa shqiptari bashkë me dy bashkëkombës kanë marrë leva hekuri dhe kanë qëlluar burrin e ish-gruas së 47-vjeçarit, shkruajnë mediat italiane. Tre shqiptarët e plagosën burrin me të cilin shoqërohej ish-gruaja e shqiptarit.

  • foto galeri

Çifti i kërcënuar ka bërë denoncim në polici dhe në mbrëmje, karabinierët e Astit kanë kryer arrestimin e shqiptarit kërcënues. Ai u dërgua në paraburgim dhe në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Ndaj shqiptarit u dha  masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkaq, mësohet se 47-vjeçari dhe ish-bashkëshortja kanë një fëmijë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb