Pamjet që shihni tregojnë sekondat e para pas aksidentit të tmerrshëm në Selanik, ku një i ri shqiptar përplasi me makinë një studente.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë për faktin se shqiptari nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmë, por u largua nga vendngjarja me shpejtësi skëterrë, duke terrorizuar dhe kalimtarët e rastit. Ngjarja ndodhi më 22 tetor. Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga mediat greke, mjeti që drejtohej nga 26-vjeçari ecte me shpejtësi nga rruga Iasonidou në Selanik.

Pavarësisht pamjeve që e nxjerrin zbuluar, ai u dorëzua pranë autoriteteve me argumentin se nuk po vraponte, ndërsa argumentoi se ngjarja nuk do të kishte ndodhur nëse vajza e re nuk do të kishte hyrë në rrugë ku nuk kishte vija të bardha.

Shoferi me origjinë shqiptare akuzohet për drejtim të rrezikshëm me pasojë lëndim të rëndë trupor (vepër penale), si dhe për braktisje të vendit të ngjarjes dhe drejtim të mjetit pa patentë. Po ashtu e ka pësuar dhe një 19-vjeçare që ndodhej pasagjere në mjetin e tij. 26-vjeçari shqiptar ka qenë më parë i skeduar nga policia dhe për çështje droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: