ASTI

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Asti të Italisë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Massaia.

Shënjestër e atentatit ka qenë një shqiptar 40-vjeçar me precedentë të shumtë penalë. Ai ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë, kur është qëlluar me një pistoletë, nga një person që ndodhej në një makinë, shkruajnë mediat e huaja.

Shqiptari kishte rënë në tokë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës, i cili kishte dëgjuar krismën dhe kishte zbritur në rrugë.

Ai u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni që ka zgjatur rreth 5 orë. Mediat lokale theksojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ende nuk dihet emri i shqiptarit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb