Një burrë shqiptar 65 vjec është gjetur i plagosur në Attica të Athinës.

Shqiptari u gjet i plagosur rëndë në oborrin e një banese në Artemida të kryeqytetit grek.

Mediat helene shkruajnë se burri kishte lëndime të konsiderueshme në kokë dhe në gjoks, ndërsa u dërgua me urgjencë në spital.

Drejtoria e Sigurisë në Atika ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Dyshohet se 65 vjecari shqiptar është goditur me mjete nga persona të tjerë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb