ITALI 

Një shqiptar 25 vjeç u arrestua dje nga karabinierët, pasi ishte duke i shitur lëndë narkotike një të riu nga Rimini. Menjëherë pasi u kap në flagrancë, ai u dërgua në qeli.

Shqiptari  kap në qendër të Catolicas, një lokalitet në shtetin fqinj. I riu nga Shqipëria nuk u identifikua. Karabinierët shkuan dhe bënë kontroll në shtëpinë ku jetonte me qira dhe i gjetën edhe para, kokainë e lëndë të tjera narkotike, raportojnë mediat italiane.

  • foto galeri

Në shtëpinë ku shqiptari jetonte, policia italiane gjeti 1900 euro të gatshme, të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal. I riu u dërgua për gjykim në gjykatën vendase.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb