BAZEL

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur vogëlushi shqiptar Ilias.M në Zvicër, një nga banorët e lagjes ku ndodhi ngjarja ka ndërmarrë një nismë humane.

Në lagjen ku e moshuara qëlloi me thikë 7-vjeçarin po punohet për të mbledhur firma nga qytetarët, ndërsa e gjitha kjo ka për qëllim ngritjen e një pllake përkujtimore.

“Unë dhe shumë njerëz të tjerë kërkojmë me këtë peticion që qyteti i Bazelit në vendin e fatkeqësisë, në St.Galler-Ring në Bazel të ndërtojë një pllakë përkujtimore për Iliasin”, kështu është shprehur iniciuesi i mbledhjes së firmave. Djali shqiptar u godit me thikë nga e moshuara me 22 mars në kohën kur po kthehej nga shkolla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb