Klodian F. 51 vjeç me origjinë shqiptare dyshohet se ëhstë vrasësi i boshnjakut Samir H. 46 vjeç. Shqiptari Klodian është pyetur nga policia sa i takon vrasjes të para 4 muajve, por deri më tani ka vendosur të rrijë i heshtur.

Klodi, siç njihet shkurt nga miqtë dhe komuniteti ku ai jeton, ka qëlluar me armë zjarri Samir H., ndërsa ka plagosur djalin e tij, i cili mori plagë të konsiderueshme, por është jashtë rrezikut për jetën.  Shqiptari tani është ulur në burgun Pucher. Avokati i tij tha në gjyq se shqiptari do të flasë pas disa kohësh.

Klodi akoma nuk ka kthyer përgjigje zyrtare pse natën e 4 qershorit, kur ka ndodhur krimi, mbante një armë me vete. I dyshuari së shpejti do të komentojë pretendimet. Ndërkohë, Robert Holzleitner, zëdhënës i prokurorit konfirmon se i dyshuari që nga e marta pasdite ndodhet në burgun Pucher. “Ne kemi bërë kërkesë për paraburgim. Ekziston një dyshim urgjent. Klodian F po rri akoma i heshtur”.

Në burg së bashku me Klodian F. është edhe një tjetër shqiptar 34 vjeç , i cili ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në mes të qershorit. Pikërisht 34-vjeçari dyshohet se ia ka dhënë Klodit pistoletën e zezë tip Glock, kalibër 9 mm, pak para vrasjes së përgjakshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

ADN-ja zhyti shqiptarin në vrasjen e përgjakshme

Kanë kaluar më shumë se katër muaj nga nata e përgjakshme: Në atë kohë, Boshnjakët, Samir H. (46) dhe djali i tij Dzenis (24), festuan lindjen e një anëtari të familjes në restorantin “Focus”. Disa ditë më parë, Dzenis H. u bë baba.

Në këtë kohë u shfaq Klodian F. Ai kishte porositur një pije dhe e piu. Pas kësaj, shpërtheu një mosmarrëveshje midis Dzenis H. dhe “Klod”. Fyerjet pasuan, madje edhe një shuplakë. Pastaj, “Klodi” pasoi goditjet me armë zjarri. Ai ka qëlluar në pjesën e sipërme të trupit Samir H. dhe e vrau atë. Djali i viktimës u plagos rëndë, pa Disa ditë më vonë, një kalimtar zbuloi armën e vrasjes. ADN-ja e të dyshuarit u sigurua në një gotë. Pas kësaj, “Klodi” iku në këmbë.

Më 22 qershor, zyrtarët gjermanë arrestuan F. në një bar në Dusseldorf. Ai dyshohet se është vrasësi i Samir H.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb