GJERMANI-Tronditet Gjermania. Një shqiptar 68-vjeçar ka vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së premtes vajzën dhe dhëndrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kreshing të Bavarisë, në banesën e çiftit siç shkruan e përditshmja gjermane “Bild”. Ambulanca dhe policia i kanë gjetur të pajetë viktimat. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar pas telefonatave të fqinjëve, të cilët dëgjuan britmat dhe të shtënat e armëve.

Iseni S., 68 vjeç qëlloi për vdekje vajzën, Sanie, 39­vjeçare dhe burrin e saj, Andreas, 35­ vjeç. Policia sqaron se vajza ishte qëlluar me plumb në zemër, kurse dhëndri në kokë. Ndërsa autori armën e krimit e mbante pa leje. Po sipas të njëjtave burime, dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes. Dëshmitarët thonë se në vendngjarje, pasi kishte ndodhur krimi ka mbërritur edhe ish-gruaja e autorit, e cila ka marrë kërcënimin “Do të vras dhe ty”. Thuhet se më të ai kishte rreth 1 vit i divorcuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: